Pioli e thotë fjalën përfundimtare, Milan po e transferon dyshen e Real Madrid

13:00 | 11 Maj 2021

Pioli ‘syhapur’, transferon dyshen e Real Madrid!

Siç raporton Fichajes.net, Milani i Stefano Piolit po përgatitet për një transferim interesant këtë verë nga skuadra e Real Madrid.

Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Alvaro Odriozola i cili nuk po arrin që të gjejë minutat e nevojshme tek Los Blancos dhe po konsideron seriozisht opsionin e largimit.

Mbrojtësi i djathtë do të ishte zëvëndësuesi ideal për Diogo Dalot i cili mund të rikthehet tek Manchester United gjatë kësaj vere.

Emri tjetër është ai i Lucas Vazquez i cili akoma nuk ka vendosur për të rinovuar kontratën e tij me Real Madrid dhe Rossonerët do synojnë transferimin e dyfishtë nga Los Blancos këtë verë.

Komento: