Pioli i ka sytë nga këtë tre lojtarë të Milanti, por e ardhmja e tyre në “san Siro’ është e pasigurt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pioli i ka sytë nga këtë tre lojtarë të Milanti, por e ardhmja e tyre në “san Siro’ është e pasigurt

16:16 | 22 Maj 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të mbështetet në tre nga lojtarët e tij besnikë, pasi sezoni të rifillojë duke provuar që të arrijë sa me lartë në fund të sezonit.

Sipas Tuttosport, Pioli është në punë në Milanello sepse dëshiron të mbyllë mirë sezonin. Për ta bërë këtë, 54-vjeçari do të mbështetet mbi të gjithë tre lojtarë që janë gjithashtu shtylla kurrizore e Milanit aktual: Gianluigi Donnarumma, Alessio Romagnoli dhe Zlatan Ibrahimovic, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, kjo media raporton se si e ardhmja e këtyre tre lojtarëve është gjithashtu e pasigurt, veçanërisht duke marrë parasysh që marrëveshja e Ibrahimovic skadon më 30 qershor, Donnarummas i mbaron vitin e ardhshëm dhe Romagnoli një vit pas kësaj.

Suedezi pritet të largohet pasi të përfundojë sezoni.

Qëndrimi i Donnarumma në Milano sezonin e ardhshëm është praktikisht i pamundur pa një rinovim sikur të mos nënshkruajë një marrëveshje të re, klubi rrezikon ta humbasë atë falas vitin e ardhshëm, në mënyrë që ata me shumë mundësi të shisnin gjatë verës.

Situata e kapitenit Romagnoli është më pak problematike pasi marrëveshja e tij skadon më 30 qershor 2022, mirëpo interesimi i Barcelonës ka shkaktuar panik tek Milan.

Mbetet të shihet nëse Milan do të pranojë shitjen e kapitenit të ekipit. /ORAinfo/

Komento: