Pioli me “dhimbje koke”, mbetet pa shërbimet edhe të dy futbollistëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pioli me “dhimbje koke”, mbetet pa shërbimet edhe të dy futbollistëve

18:41 | 03 Tetor 2022

Shtohet kriza e të lënduarve te Milani, Pioli mbetet pa shërbimet edhe të dy futbollistëve.

Gjendja me futbollistët e lënduar te Milani po vazhdon të përkeqësohet.

Davide Calabria dhe Alexis Saelemaekers i janë shtuar listës së futbollistëve të lënduar te kampioni italian.

Të dy futbollistët në fjalë u larguan gjatë pjesës së parë në ndeshjen ndaj Empolit, të shtunën, e cila u fitua 1:3 nga Milani.

“Rossonerët” në këtë ndeshje ishin paraqitur edhe pa Mike Maignan, Theo Hernandez, Junior Messias, Alessandro Florenzi, Divock Origi e Zlatan Ibrahimovic, që po vazhdojnë të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Për Calabrian dhe Saelemaekers nevojiten më shumë teste. Por, sa i përket italianit, raportohet se ai mund të mungojë deri pas pushimit për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Padyshim se ky do të ishte lajm tejet i keq për Stefano Piolin, i cili sapo ka nisur një seri prej 12 ndeshjesh në 44 ditë – në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Milani ndeshjen e radhës e luan të mërkurën, kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Komento: