Pioli me mundësi të kufizuara për ndeshjen e mesjavës

18:34 | 20 Shtator 2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk mund të bëjë shumë ndryshime për ndeshjen e së mërkurës kundër Venezia në San Siro për shkak të problemeve me lëndimet me të cilat po përballet skuadra.

MilanNews shkruan se stërvitja rifilloi sot duke pasur parasysh ndeshjen e mesjavës kundër Venezia të Paolo Zanetti, dhe Pioli mund të bëjë vetëm zgjedhje të kufizuara duke pasur parasysh se Kjaer, Ibrahimovic, Calabria, Giroud, Bakayoko dhe Krunic ka të ngjarë të humbasin ndeshjen për shkakë të lëndimeve, përcjell ORAinfo.

Franck Kessie – i cili nuk u shfaq në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit dhe kundër Juventusit në Stadiumin Allianz – mund të merrte frymë për t’i lënë vend Ismael Bennacer së bashku me Sandro Tonali në pivot e dyfishtë.

Për pjesën tjetër është një formacion praktikisht i detyrueshëm, por më shumë indikacione duhet të vijnë nesër kur do të dihet më shumë për një shërim të mundshëm të disa lojtarëve të dëmtuar si Giroud dhe Ibrahimovic. /ORAinfo/

Komento: