Pioli me përgjigje befasuese kur pyetet për largimin e Ronaldos nga Juventusi

18:38 | 28 Gusht 2021

Milani sfidon nesër Cagliarin në ndeshjen e javës së dytë të Serie A. Para kësaj sfide, për ediet foli trajneri Stefano Pioli, i cili u shpreh:

“Ta fillojmë mirë kampionatin. Nesër luajmë ndaj një ekipi të fortë e të strukturuar, por ne i dime cilësitë tona. Ikja e Ronaldos? Nuk mendoj se i ndryshon hierarkitë e vendosura mes ekipeve. Janë 7 ekipe shumë të forta dhe do luftohet deri në fund për titullin.

Ne jemi rritur, jemi më të vetëdijshëm për karakteristikat tona. Gjëja e rëndësishme është që ekipi të hyjë në fushë me ide të qarta. Rinovimi me Kessie? E kam mendjen te ndeshja e nesërme. Ka ende disa ditë nga merkatoja, në fund bëjmë vlerësimet.

Pellegri ka ardhur në kushte të mira fizike, por ende jo optimale. Ai nuk do jetë për ndeshjen e nesërme. Do ketë nevojë për dy javë pushim dhe më pas shpresoj të jetë me ne. Bakayoko? Nuk është ende i yni dhe nuk mund të them asgjë.

Maignan? Të kesh një portier që e gjuan topin direkt 70 metra larg, mund të jetë një zgjidhje në momente të caktuara. Ai po punon mirë. Diaz është më mirë se vitin e shkuar. Është kthyer nga Real Madrid me motivim të madh.

E njëjta gjë edhe për Tonali. Ai e ka mësuar përgjegjësinë e tij dhe është përmirësuar. Është më i qartë dhe i gatshëm, është rritur nga gabimet e tij. Benaçer është mirë dhe është gati të luajë nga minuta e parë. Presim gjëra të mëdha nga, ka shumë cilësi”, tha ndër të tjera Pioli.

Komento: