Pioli ndryshon planet: Milan transferon yllin e Romës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pioli ndryshon planet: Milan transferon yllin e Romës

16:45 | 07 Qershor 2021

Ndryshim planesh: Milan transferon yllin e Romës.

Nuk është tashmë sekret që Milan këtë verë do të kërkojë një zëvëndësues për Zlatan Ibrahimovic.

Fokusimi i skuadrës tek Mario Mandzukic duket se ishte një gabim trashanik i skuadrës së Piolit e cila tashmë ka kthyer përsëri sytë kah merkatoja.

Tani Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë kthyer përsëri sytë tek Roma ku do të kërkohet transferimi i Edin Dzekos por kësaj rradhe gjithçka duket më e lehtë.

35 vjeçari është i gatshëm për të firmosur një kontratë 2 vjeçare dhe Roma kërkon ta largojë atë për shkak të pagës së tij prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

Ai gjithashtu është i gatshëm për të ulur pagën e tij duke marrë parasysh që Milani i ofron mundësinë atij për të luajtur në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Komento: