Pioli po e teston ‘Messin e Ballkanit’

21:35 | 22 Gusht 2020

Do të jetë edhe Alen Halilovic në ditën e parë të stërvitjes sw Milanit.

Të hënën 24 vjeçari kroat, që i ka përfunduar aventurat në huazim, do të vihet në dispozicion të Stefano Piolit, si pjesa tjetër e lojtarëve kuqezi.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, tekniku do të marrë ndonjë ditë për të vlerësuar talentin e kthyer nga Heerenveen: Halilovic nëse do ta bindë, mund të plotësojë repartin e mesfushës.

Në merkato, për momentin, nuk ka interesime të forta përveç atij të Benfica-s.

E lehtë të mendosh pra që kartoni i kroatit të mund të përdoret për Florentinon, që vazhdon të jetë në radarët e Milanit.

Komento: