Pioli pret qe ky detaj të bëjë diferencën për Milanin kundër Liverpool

20:41 | 07 Dhjetor 2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se skuadra e tij ka kualitetin për të mposhtur Liverpoolin dhe për të bërë presion mbi Porton sonte.

Kuqezinjtë dukeshin të pashpresë pas katër ndeshjeve të fazës së grupeve pasi kishin humbur tre prej tyre me vetëm një pikë të vetme kundër Portos në San Siro.
Megjithatë, ata shkuan në Wanda Metropolitano dhe mundën Atletico Madrid 1-0 falë një goli të Junior Messias dhe kjo i ka mbajtur gjallë shpresat e tyre, përcjell ORAinfo.

Ata përballen me Liverpoolin sonte duke e ditur se duhet të fitojnë pa marrë parasysh se çfarë, dhe nëse e bëjnë, atëherë mund të kualifikohen në 16-shen e fundit me kusht që Porto-Atletico të jetë një barazim ose skuadra e La Ligës të mos fitojë me më shumë gola se Milani.

Pioli foli për Infinity + para ndeshjes kundër Liverpool në San Siro këtë mbrëmje dhe theksoi rëndësinë e kalimit në ndeshje me mentalitetin e duhur.

“Do të duhet të kemi qasjen e duhur, skuadra është gati dhe shpresojmë të kemi cilësi në lojë. Në këto ndeshje niveli i cilësisë teknike mund të bëjë diferencën, do të duhet të gjejmë lojëra të rëndësishme kur të na lënë hapësirë”, ka thënë Pioli para ndeshjes.

“Besojmë se mund të bëjmë një lojë të shkëlqyer dhe do të përpiqemi të fitojmë, ajo që ndodh në fusha të tjera nuk na intereson për momentin, do ta zbulojmë në fund”, ka thënë Pioli. /ORAinfo/

Komento: