Pioli publikon listën e lojtarëve të ftuar kundër Juventusit

12:34 | 07 Korrik 2020

Trajerni i Milanit, Stefano Pioli ka publikuar listën e 32 lojtarëve të ftuar për ndeshjen kundër Juventusit në fundjavë.

Milani do të kërkojë të vazhdojë formën e tyre të shkëlqyer që nga kthimi nga pushimi për shkak të pauzës nga koronavirusi, pëcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë kanë fituar tre nga katër ndeshjet e tyre në Serie A që nga ndërprerja e sezonit dhe janë të pamposhtur, rezultati më i fundit ishte një fitore dërrmuese 3-0 larg Lazios në atë që ishte humbja e parë në shtëpi e klubit kryeqytetas në këtë sezon.

Milan shpreson që të vazhdoj me lojëra të mira duke synuar vendin e katër që e dërgon klubin në Ligën e Kampionëve.

Më poshtë janë 23 lojtarët që Pioli ka thirrur të përballet me Juventusin, siç konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit. /ORAinfo/

Portierë: Begović, A. Donnarumma, G. Donnarumma.

Mbrojtës: Kalabria, Conti, Gabbia, Hernández, Kjaer, Laxalt, Romagnoli.

Mesfushorë: Bennacer, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Kessie, Krunić, Paquetá, Saelemaekers

Sulmues: Colombo, Ibrahimović, Leao, Maldini, Rebić.

Komento: