Pioli shuan shpresat, nuk na duhen lojtarë në këtë pjesë të fushës

16:23 | 21 Shtator 2020

Stefano Pioli duket se është i kënaqur me fazën e sulmit të Milan.

Me vazhdimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic dhe sjelljen nga Primavera e Lorenzo Colombos, Pioli thotë se klubi nuk ka nevojë për lojtarë të rinj në fazën e sulmit.

Ai gjatë një interviste ka thënë se ndihet se është i pajisur mirë në departamentin e sulmit falë shenjave pozitive të treguara në para-sezon nga Lorenzo Colombo, përcjell ORAinfo.

Kësisoj ai ka mohuar se Milan do të bëjë përpjekje ta transferoj sulmuesin e Real Madridit, Jovic.

Këtij të fundit ditë me parë ju kërkuar nga Zinedine Zidane që të kërkoj klub të ri në formë huazimi.

E Milan shihej si opsioni i parë i lojtarit, mirëpo trajneri Pioli ka shuar shpresat se Jovic do ta vesh fanellën e Milanit të paktën këtë afat kalimtar. /ORAinfo/

Komento: