Pioli zbulon objektivat e Milanit

17:48 | 30 Gusht 2020

Kanë kaluar më pak se një muaj që sezoni përfundoi, por për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, skuadra rosoneretashmë është në Milano për t’u përgatitur për fushatën e ardhshme.

Për Stefano Pioli, prova e vërtetë fillon tani, përcjell ORAinfo.

Duke marrë në konsideratë përfundimin fantastik të sezonit të kaluar, është e qartë që Milani duhet të garojë për një çerek top në sezonin 2020/21.

Kjo ishte diçka që Pioli e bëri të qartë gjatë një interviste.

Ai gjithashtu ndau mendimet e tij për sezonin e ri dhe atë që duhet bërë, duke thënë se është më mirë që skuadra e tij të fillojë nga e para por gjithashtu t’i kujtojë vetes punën fantastike që kanë bërë deri më tani. /ORAinfo/

Komento: