Piraj: Futeni dollarin në Kosovë

23:33 | 12 Korrik 2022

Biznesmeni kosovar: Futeni dollarin në Kosovë.

Biznesmeni kosovar Burim Piraj është shprehur i shqetësuar për rënien e vlerës së euros dhe barazimin e saj me dollarin. Piraj ka thënë se rënia e valutës euro është lajm shumë i keq, pasi sipas tij, Kosova po humb pasuri.

Ai ka propozuar që euro të zëvendësohet me dollarin amerikan.

“Jam prej të parëve dhe ndoshta i vetmi që e kam parashikuar se çka do të ndodh me Euron dhe shumë herët kam kërkuar që euro të zëvendësohet me Dollarin Amerikan!”, ka shkruar Piraj.

Postimi i plotë:

Rënia e valutës euro është lajm shumë i keq!

Kosova po humb pasuri për shkak se e ka si valutë të veten Euron!

Jam prej të parëve dhe ndoshta i vetmi që e kam parashikuar se çka do të ndodh me Euron dhe shumë herët kam kërkuar që euro të zëvendësohet me Dollarin Amerikan!

Ende nuk është vonë.

Kosova duhet sa më parë të heq Euron përndryshe do të pësojmë shumë humbje.

Komento: