Pirlo për të ardhmen e Chiellinit: Flas me të çdo ditë, por..

18:53 | 01 Maj 2021

Pirlo për të ardhmen e Chiellinit.

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka deklaruar se ai flet me Giorgio Chiellinin gati çdo ditë.

E ardhmja e Chiellinit është vënë në dyshim nga mediat italiane, por Chiellni vet ka deklaruar se nuk do të veshë kurrë një fanellë tjetër duke lënë të hapur mundësinë e pensionimit, shkruan lajmi.net.

Tani, Pirlo është pyetur për këtë gjë, ku ka dhënë përgjigjen e tij para ndeshjes me Udinesen.

“Me Chiellinin flas çdo ditë, por jo për të ardhmen e tij, por për të tashmen”, tha Pirlo.

“Jemi totalisht të koncentruar në atë çfarë po bëjmë tani, si ai po ashtu edhe skuadra”, përfundoi Andrea Pirlo.

Komento: