Pishtari i diturisë!

23:46 | 16 July 2020

Përkujtimi për mësuesin Hasan (Xhemajl) Preniqin.

Sot më 16.07.2020, u bënë 100 vite kur lindi mësuesi Hasan (Xhemajl) Preniqi në fshatin Hade. Hasani në munges të shkollave shqipe u detyrua që shkollimin ta vijoj në gjuhën serbe në fshatin Vodicë e cila ishte me kohëzgjatje pesë vjeqare. Më pas regjistrohët në medresen e Shkupit ku vazhdon edhe në Normalën e Elbasanit të cilën e kishte drejtuar Ibrahim Lutfiu.

Pasi përfundon Normalen , Hasani emrohët si mësues në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë, po ashtu edhe në Barilevë dhe në Hade.

Hasanin lufta e dytë botrore e gjeti si mësues dhe si aktivist i F.N.D.SH-së.

Hasani vazhdoi edhe seminarin në Gjimnazin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit me karakter Pedagogjik me kohëzgjatje gjashtë mujore. Pas luftës së dytë Botërore Hasanin e ftojnë në shërbim ushtarak diku afër Rijekës në Kroaci, ku shërbimi ishte tre vjet. Hasani tregoi aftësi të madhe ushtarake dhe pjekuri politike ,gjë që bie në sy tek eprorët ushtarak, por fatkeqësisht kjo pjekuri i kushtoi me jetë . Pas 2 vitëve shërbim Hasanit I jepët e drejta e pushimit , ku kthehët në vendlindje dhe çmallët për herë të fundit me familjarët dhe të dashurit e tij sepse pas kthimit të tij në shërbim eprorët ushtarak e ftuan në darkën e zezë dhe ja përgatitën vdekjën misterioze.

Në korrik të vitit 1947 në fshatin Hade erdhi lajmi I zi për vdekjën e mësuesit Hasan.

Lajmin e zi e solli Daut Selim Krasniqi aso kohe kryetar I fshatit.

Fshatin e kaploi dhimbje e madhe ku u bënë organizime dhe tentime për kthimin mësuesit Hasan në vendlindje mirpo kjo gjë nuk u arrit kurrë sepse Hasani ishte varrosur në Sushak sepse edhe për regjimin serbo-fashist trupi i mësuesit Hasan ishte pengesë për kthimin në vendlindje.

Hasani gjatë kohës që ishte ushtarë i kishte mësuar shqiptarve shkrim dhe lexim ,shpesh mbante edhe ligjërata politike për eprorët ushtarak . Hasani e kishte ushqimin e veqant për këtë edhe e helmuan me lehtësi rrëfen Zenun Mirena.

Vëllau I Hasanit, Jetullah Preniqi rrëfen se Hasani kishte një numër të madh të shkrimeve por nga pamundësia e ruajtjes së tyre për shkak të regjimit serb ato u dogjën të tëra mirpo me kthimin e Zenun Mirenës bashkëvendasit njëkohësisht mikut të Hasanit nga ushtria kishim edhe letrën e fundit të shkruar nga dora e Hasanit ku në fund të letrës shkruante:

Babë e vëllazën, më dora nuk po m’punon.

Nese mundeni ejani se jom shum smutë.

Të fala biri i juaj Hasani!

Këtij përkujtimi i bashkangjitët edhe një poezi kushtuar mësuesit Hasan Xh.Preniqi nga autori Halil Preniqi

BALADË PËR MËSUESIN

Asgjë e bukur

Asgjë e ligë

Kurrë nuk do të humb

Herët a vonë

Do të dalë në dritë

Te ne Shqiptarët

Edukimi mençuria guximi

Sakrificë e madhe ishte

Me jetë të kushtonte

Nuk është çudi

Pse të tjerët hezitonin

Sot pas një shekulli

Me mall po të kujtojmë

Kurrë nuk është vonë

Vëlla i dashur mësues Hasan

Vepra jote e madhe

Gjeneratat edukoi

Mençurisë e zërit tënd

Armiku ia pat frikën

Të zhdukën pa gjurmë

S’u ktheve më kurrë.

(POEZIN E PËRGATITI : HALIL PRENIQI)

Komento: