Pjanic thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

23:41 | 15 Maj 2020

Ylli i juventus thyen heshtjen

Miralem Pjanic mund të jetë i lidhur me Barcelonën, Chelsean dhe Paris Saint-Germain, por mesfushori thotë se Juventus janë ‘një familje, një klub i jashtëzakonshëm’.

Trajneri i Juve, Maurizio Sarri, thuhet se nuk beson më në Pjanic, në mes spekulimeve që ai mund të shkëmbejë atë me Jorginho ose Arthur dhe – në një shkallë më të vogël – me Leandro Paredes.

Sidoqoftë, boshnjaku në një bisedë live në Instagram tha: “Juventus janë një familje, një klub i nivelit më të lartë”, përcjell lajmi.

“Kur shihni trofetë që ata kanë fituar, ju i thoni vetes se duhet t’i shtoni ato. Është një klub i jashtëzakonshëm”, përfundoi ai duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Komento: