Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin në xhudo, Maqedonci e quan moment historik

15:53 | 07 Nëntor 2023
pjesetaret-e-fsk-se-perfundojne-trajnimin-ne-xhudo,-maqedonci-e-quan-moment-historik

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka quajtur moment historik përfundimin e trajnimit për xhudo të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Pikërisht kur janë bërë një vit nga inicimi i marrëveshjes me Federatën e Xhudos, në kuadër të programit ‘Kosova, shtet i xhudos’, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses trajnimin në këtë sport me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka dhe xhudistëve elitarë të Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

“Ishte vërtetë kënaqësi që sot së bashku me kryeministrin Kurti dhe ministrin Çeku të merrnim pjesë në ceremoninë e certifikimit të tyre, që shënon përvetësimin e sukseshëm të aftësive të vetëmbrojtjes, teknikave të xhudos dhe luftës së afërt”.

“Certifikimi i grupit të parë është moment historik i jashtëzakonshëm që mishëron frymën e unitetit, përkushtimit dhe vizionit të përbashkët për rritjen e shtetit tonë. Kosova, shtet i xhudos!”

Komento: