Plagoset aksidentalisht një person në Podujevë

10:00 | 31 Gusht 2024
plagoset-aksidentalisht-nje-person-ne-podujeve

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, aksidentalisht një tjetër person.

Policia ka bërë të ditur se në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  24 copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se  aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në  QKUK.  Si dëshmi materiale në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  24 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: