Planet e Barcelonës: Kjo është lista me lojtarët që do t’i largojë dhe ata që do t’i blejë

00:01 | 12 Maj 2020

Barcelona ka disa plane në lidhje me përbërjen e skuadrës.

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona duket të ketë plane të bëjë ndryshime në përbërjen e skuadrës. Andaj, në këtë kuadër, katalunasit po tregojnë shenja se do të jenë aktiv në merkaton e ardhshme.

Blaugranët, krahas listës me futbollistë, për të cilët menaxhmenti nuk i llogaritë në planet e klubit, ata po ashtu kanë përpiluar edhe listën e futbollistëve të cilët Barcelona aspiron t’i ketë në sezonin vijues.

Në listën me futbollistë të cilët klubi ka vendosur në shitje janë edhe lojtarët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave në La Liga, braziliani Coutinho dhe Griezmann. Radhën e lisitës me futbollistë të vlerësuar nga klubi si të panevojshëm e përbëjnë edhe portieri Neto, qendërmbrojtësi Umtit, mesfushorët Sergio Roberto dhe Rafinha.

Sa u përketë aspiratave, Barcelona ka piketuar një mori futbollistësh të cilët dëshiron që t’i ketë në klub.

Kryeaspirata e Barcelonës është ta rikthejë ish- sulmuesin e tyre dhe, aktualisht anëtarin e PSG-së, Neymar dhe ta bëjë partner në ofenzivë me argjentinasin e shumëkërkuar, Lauraton.

Kurse për repartin mbrojtës, Barcelona po mëton anëtarin e Juventusit, tulipanin De Ligt.

Shihni listën më poshtë.

Komento: