Plani i Lyonit për ta blerë Paquetan nga Milan

12:29 | 28 Shtator 2020

AC Milan mund të mos mbledhë shumën e garantuar të parave që shpresonin, edhe nëse Lucas Paqueta përfundon një lëvizje në Lyon.

Tuttosport raporton sot se nuk është absolutisht sekret që Paquetà tani është jashtë projektit të Milanos dhe fakti që ai nuk u emërua në skuadër për tu përballur me Crotone është një tregues i madh për këtë.

Rossonerët duan të shesin brazilianin dhe klubi më i interesuar është Lyon.

Të dy klubet po studiojnë formulën e duhur për transferimin, dhe për momentin formula duket të jetë një hua e paguar me një opsion ose një detyrim për të blerë.

Lyon për momentin dëshiron të shesë një lojtar së pari për t’i hapur rrugë Paquetà dhe i dyshuari kryesor për t’u larguar është Houssem Aouar, i cili kërkohet nga Arsenali.

Milani pret të mbledhë të paktën 22-23 milionë euro nga shitja e ish lojtarit të Flamengos. /ORAinfo/

Komento: