Planifikohet rinisja e Premier Ligës mirëpo me një kusht të veçantë

20:28 | 28 Mars 2020

Koronavirusi ka bërë qe të gjitha ligat në Evropë të pezullohen.

E liga e futbollit anglez siç duket do të rifillojë përsëri aty ku ka mbetur.

Sipas FootballLondon është duke u planifikuar rifillimi i sezonit mirëpo me kushtin që ndeshjet të luhen pa tifozë, transmeton indeksonline.

Gjatë ditës së sotme qeveria dhe organet tjera përfaqësuese kanë mbajtur një konferencë ku sipas raportimeve është diskutuar rifillimi i ligës angleze.

Mirëpo po ashtu në këtë konferencë është thënë që liga do të fillojë vetëm nëse gjërat nuk përkeqësohen në Angli, si pasojë e koronavirusit.

Komento: