Planifikuan ngritjen e dronit me mbishkrim “Kosova është Serbi”, ndalohen tetë shtetas çekë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Planifikuan ngritjen e dronit me mbishkrim “Kosova është Serbi”, ndalohen tetë shtetas çekë

23:08 | 06 Shtator 2019

Të shtunën pritet që të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Ҫekisë.

Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Komento: