Po bëhet nënë e dy binjakëve, Genta Ismajli publikon fotot e para me barkë të fryrë

22:21 | 18 Nëntor 2021

Ajo së shpejti do të bëhet nënë.

Genta Ismajli, shumë shpejtë do të mbajë në duar binjakët e saj.

Lidhja e saj me biznesmenin turk, Usta, u mbajë fshehtë për një kohë të gjatë nga ajo, por duket se dashuria e tyre ishte shumë e madhe pasi nuk i ndau asgjë, madje as distanca shkruan ORAinfo.

Jeta e Gentës është zhvendosur tashmë në Turqi, pasi atje po shijon ditët fundit të shtatzënisë së saj.

Dihet tashmë se çifti në fjalë është në pritje të binjakëve, të cilët shumë shpejtë do të vijnë në jetë.

E në prag në lindjes, Genta ka bërë një set fotografik pranë burrit të saj, ku shfaqë barkun e saj të rrumbullakosur./ORAinfo/

Komento: