Po e kërkojnë Top-skuadrat, Olmo tregon ku po transferohet

21:29 | 03 Janar 2020

Mesfushori sulmues i Dinamos Zagreb, Dani Olmo ka zbuluar se ish-klubi Barcelona ka hyrë në bisedime për ta rikthyer 21-vjeçarin në klubin katalan.

Por, nuk është vetëm skuadra spanjolle që po e kërkon atë, pasi spanjolli ishte edhe në planet e Milanit dhe shumë skuadrave angleze, përcjell ORAinfo.

“Më bën të lumtur që thashethemet janë bërë dhe se Barca konsideron mundësinë e kthimit tim në shtëpi,” tha Olmo në një intervistë me L’Esportiu.

“Kam kaluar gjashtë vjet në La Masia dhe ata më deshën për tërë jetën. Nëse ka një marrëveshje midis të dy klubeve, atëherë është më mirë të largohesh tani, sa më shpejt të jetë e mundur”, ka përfunduar Olmo./ORAinfo/

Komento: