Po e kërkonë krejt gjigantët evropian, këtë fanellë pritet ta vesh Hakimi sezonin e ri

11:39 | 29 Maj 2020

Archaf Hakimi po synon të luajë për Real Madrid, tha agjenti i lojtarit të huazuar te Borussia Dortmund, Alejandro Camano.

Hakimi ka tërhequr interesim nga gjitha skuadrat e Evropës, pas paraqitjeve të mira në huazimin dy vjeçar te Dortmund, i cili do të përfundojë.

Mbrojtësi 21 vjeçar i cili doli nga ekipi i të rinjve të Real Madrid në vitin 2017, ka qenë i lidhur me skuadra si Bayern Munich, PSG, Juventus dhe Chelsea.

“Ai do të kthehet në Real Madrid kur të përfundojë sezoni. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë më pastaj. Ai dëshiron të luajë në ndeshje, si këtë sezon, kur ka qenë titullar në çdo ndeshje”, ka deklaruar Camano, përcjell lajmi.

“Frymëzimi i tij i vetëm është të zhvillohet si lojtar”.

“Kemi dialog të mrekullueshëm me Real Madridin dhe ata gjithmonë llogarisin në të për ta pasur në radar dhe ne nuk duam ta distancojmë veten nga ata shumë. Kështu që do të arrijmë ndonjë lloj marrëveshje, por pa harruar që qëllimi i tij është të luajë për Real Madridin ndonjë ditë sepse e cilëson si klubin më të mirë në botë”.

Komento: