Po kalon tek Real Madridi apo Juventusi, më në fund zbulohet e ardhmja e Pogbas

21:03 | 11 Mars 2020

Duket se më në fund është zbuluar gjithҫa rreth së ardhmes së Pogbas.

Mesfushori francez mund t’ju japë fund spekulimeve për transferim të mundëshëm në Real Madrid apo Juventus duke e nënshkruar kontratën e re me “Djajtë e Kuq”

Paul Pogba mund ta ndërrojë mendjen dhe të qëndrojë në Manchester United.

Kampioni i botës me Francën lidhej me një largim të mundshëm, në drejtim të Real Madridit ose rikthimit në Juventus.

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Mail” shkruan se mesfushori kualitativ ka vendosur ta vazhdojë kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Transferimi i Bruno Fernandesit dhe përforcimet tjera që pritet të arrijnë në verë, duket se ia kanë ndërruar mendjen ish-futbollistit të Juventusit.

Ai tash synon të fitojë trofe me Manchester United, në Angli dhe në Evropë.

Komento: