Po krahasohet me Ronaldon, përgjigjet ylli i Arsenal

22:45 | 11 Korrik 2020

Martinelli përgjigjet për krahasimet me Ronaldon.

Gabriel Martinelli ka folur për krahasimet që po i bëhen atij me Ronaldo Nazario.

Martinelli është një nga befasitë më të këndshme të këtij sezoni në Premierligë.

I riu brazilian ka shkëlqyer me fanellën e ‘Gunners’, duke bërë madje që emra të mëdhenj si Ronaldinho ta krahasojnë atë me Ronaldo Nazarion.

“Ëoë, kur e dëgjova atë, unë nuk mund të besoja. Është çmenduri, pasi kur isha në Brazil deri së fundmi, duke luajtur në një kompeticion që nuk është si Premierliga”, ka thënë Martinelli, transmeton lajmi.

“Të jem këtu dhe të luaj në Premierligë me Arsenal, një nga klubet më të mira në botë, dhe një nga lojtarët më të mirë brazilianë të flas ashtu për mua duke më krahasuar me sulmuesin më të mirë në histori, është e vështirë për t’u besuar”, ka shtuar sulmuesi i Arsenal.

Gabriel Martienlli erdhi në shprehje kur Arsenal përballej me mungesën e Aubameyang. I riu shkëlqeu duke fituar kështu edhe zemrat e tifozëve të Arsenal.

Komento: