Po kthehet në Serie A futbollisti më i dashur i Rosonerëve, por jo tek Milani

14:30 | 21 Gusht 2020

Më i dashuri i Rosonerëve po kthehet në Serie A, por jo te skuadra e Milanit

Alexander Pato ishte njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët e Milanit.

Sulmuesi brazilian fitoi zemrat e Rosonerëve ku luajti me Milanin nga viti 2007 deri më 2013.

Pato, tani 31 vjeçar pritet të rikthehet sërish në Serie A, por kësaj radhe te një skuadër tjetër italiane.

Genoa është klubi që ka shfaqur interesim për ‘El Paperon’, të cilit nuk i priu fati te Milani shkaku i lëndimeve të shumta që pësonte.

Komento: