Po largohet nga Arsenal? Aubameyang jep përgjigjen e papritur

14:14 | 02 Janar 2020

Pierre-Emerick Aubameyang i ka mohuar zërat se do të largohet nga Arsenal

Ai u është përgjigjur spekulimeve duke sugjeruar se ai së shpejti mund të largohet nga Arsenali duke deklaruar se ai është “100 përqind këtu”.

Spekulimet në lidhje me të ardhmen e sulmuesit gabonez janë rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë javëve të fundit.

Dritarja e transferimit të janarit tani është e hapur, prandaj edhe spekulimet ishin më të besuara, përcjell lajmi.

“Tani për tani, unë jam këtu. Unë jam 100% këtu”, tha shkurt pas ndeshjes ai.

Komento: