Po mirëpritet koalicioni LVV-LDK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Po mirëpritet koalicioni LVV-LDK

20:08 | 09 Tetor 2019

Koalicioni LVV-LDK po mirëpritet nga analistët e qytetarët.

Të enjten do të nisin takimet ndërmjet dy partive që morën më së shumti vota në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se me LDK-në nuk do ta kenë problem të bashkëpunojnë, raporton KTV.

Ndërsa, Vjosa Osmani, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se e vetmja mundësi e Qeverisë së ardhshme është koalicioni me Vetëvendosjen.

“Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Një gjë të tillë e thonë edhe njohësit e çështjeve politike në vend.

Sipas Arton Demhasajt, këto dy parti, nuk do ta kenë të vështirë arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse.

Kurse, Përparim Kryeziu, thotë se zërat për dështimin e arritjes së koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, janë tendencioze.

Koalicionin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, qytetarët e shohin mundësi për ndryshim.

Ndonëse ende nuk janë numëruar votat e diasporës, ato të personave me nevoja të veçanta dhe me kusht, diferenca mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, është 5 mijë e 350 vota.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!