Po rikthehet Allegri, ka zgjedhur këtë skuadër shumë të njohur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po rikthehet Allegri, ka zgjedhur këtë skuadër shumë të njohur

14:08 | 02 Korrik 2020

Allegri po rikthehet për një skuadër shumë të njohur.

Trajneri italian, Massimiliano Allegri, mund të befasojë me përzgjedhjen e skuadrës së re.

Derisa çdo ditë është folur për një dëshirë të Allegrit për të marrë drejtimin e një skuadre në Premierligë, italiani karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë.

Mediet raportojnë për fillimin e negociatave mes Allegrit dhe Borussia Dortmund, i cili te gjermanët do t’i zinte vendin Luca Favre.

Allegri këtë sezon ka qenë pa skuadër, edhe pse ishte i kontraktuar nga Juventus, skuadër e cila e shkarkoi qershorin e kaluar.

52 vjeçari italian, ka qenë i lidhur edhe me PSG, por pala franceze ka vendosur të mbajë në skuadër trajnerin Thomas Tuchel.

Komento: