Po shkarkohet Valverde? Barcelona në bisedime me Xavin

15:11 | 10 Janar 2020

Barcelona po planifikon ndryshime të mëdha.

Humbja e Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës ka bërë që presioni të rritet shumë mbi trajnerin e kësaj skuadre, Ernesto Valverde.

Në mediet spanjolle thuhet se ai mund të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Sipas ‘RAC1’, drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, dhe shefi ekzekutiv, Oscar Grau, pritet të takohen me Xavi Hernandez, në Doha, transmeton lajmi.net.

Palët do të flasin për mundësinë që Xavi të vendoset në krye të stolit të Barcelonës.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës është kthyer në Spanjë, pas një turneu ta pasuksesshëm në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Xavi aktualisht është trajner i skuadrës së Al Sadd, dhe gjatë vitit të kaluar është shprehur se nuk ndihet i gatshëm për stolin e Barcelonës.

Komento: