“Po të ishin gjallë do ju kërkoja falje”, Tani rrëfen momentin kur humbi prindërit

00:17 | 01 Mars 2023

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Albania, në mesin e shumë emocioneve ka rrëfyer për një fatkeqësi familjare të tijën.

Tani ka treguar momentin kur ka humbur të dy prindërit në një aksident, ku ishte duke vozitur ai.

Ai tha se datën 5 gusht të vitit 2013 nuk do e harrojë kurrë, pasi ishte ajo datë që ai humbi prindërit.

Një kamion i doli atij në korsinë ku po qarkullonte dhe shkaktoi aksidentin fatal.

“Shpëtova vetëm unë, ata të shkretit vdiqën në vend”, tha ai.

Ai ka rrëfyer edhe momentin kur ai është pranuar në emisionin Portokalli, e që nuk arriti t’i tregonte prindërve.

“Në një rast pata harxhuar të gjitha paratë dhe kisha vetëm 5 lekë, duke ngrënë bukë thatë në shtëpi, mu kujtonin gjërat që kisha treguar pakënaqësi nga buka e nënës”, tha ai gjatë rrëfimit.

Tutje, ai tha se po të ishin gjallë “do t’u thosha më falni, për atë sa ishin gjallë”.

Komento: