Po udhëtonte me katër fëmijët e saj, identifikohet 37-vjeçarja nga Peja që vdiq në aksidentin në Kroaci

11:59 | 26 Korrik 2021

Alinda I., 37-vjeçe, po udhëtonte me katër nga pesë fëmijët e saj në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë, kur nga plagët e marra prej aksidentit të autobusit vdiq në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën.

Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lëndime, raporton e përditshmja kroate “Jutarnji List”.

Sot, në spitalin e Slavonski Brod janë ende të shtrirë pesë fëmijët e Alindës. Atje kanë mbërritur babai i tyre, bashkëshorti i Alindës, Can I. dhe gjyshi i tyre, Arif Kikaj.

Për Arif Kikajn, i cili mbërriti në Slavonski Brod nga Peja, emocionet janë të ndara. Vajza e tij 37-vjeçare, Alinda, vdiq të dielën. Ai qan derisa flet për të bijën.

Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lëndime. Kur Arifi përmend fëmijët, mes dy syve të tij të përlotur, i shpëton edhe një buzëqeshje e zbehtë, raporton nga vendngjarja gazeta kroate Jutarnji List.

Dhëndri i tij, burri i Alindës së ndjerë, Can I. ulet në një mur betoni dhe ngul sytë në hapësirë.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijekë, dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djemtë e tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ata kishin menduar të udhëtonin me aeroplan në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin më lirë. Është një strategji e madhe për ne”, tregon Arifi.

Fëmijët e Alindës janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç. Arifi dhe dhëndrri i tij, i kanë takuar fëmijët dhe po presin momentin kur stafi i spitalit do t’i lirojë.

“Dhëndri i takoi fëmijët. Ata e pyetën: Babi, ku është mami?”, rrëfen Arifi, me lot në sy. “Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë dhe pas disa ditësh, pasi ta varrosin nënën e tyre atje, do të kthehen sërish në Gjermani”.

Komento: