
Përgatitjet për edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova po ngjallin interes të madh te publiku, ndërsa fansat e këtij formati tashmë kanë nisur të spekulojnë rreth emrave që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Së shpejti, në ekranet tuaja pritet të nisë transmetimi 24/7 i Big Brother VIP Kosova 5, një prej formateve më të ndjekura të argëtimit, i cili në edicionet e kaluara ka sjellë dinamika të shumta, përplasje, miqësi dhe momente që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Ndërkohë që pritshmëritë për sezonin e ri janë të mëdha, ish-banori i këtij formati, Labinot Haxhiu, ka ndarë disa informacione lidhur me përgatitjet për edicionin e ardhshëm.
Ai ka bërë të ditur se jo të gjitha klipet e konkurrentëve janë xhiruar ende, duke lënë të kuptohet se procesi përgatitor nuk ka përfunduar plotësisht.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nga deklarata e tij janë komentet për disa prej personazheve që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni.
Sipas Labinotit, ai ka dëgjuar për disa emra që pritet të hyjnë në shtëpinë e BBVK-së dhe, bazuar në atë që ka mësuar, sezoni i ri mund të jetë mjaft interesant.
“Do personazhe që kam ni që kanë me hy, ka me qenë shumë interesant”, u shpreh ai.
Deklarata e ish-banorit ka shtuar kureshtjen rreth kastit të mundshëm të këtij edicioni, sidomos duke pasur parasysh se emrat e konkurrentëve janë ndër temat që diskutohen më së shumti para nisjes së spektaklit.
Deri më tani, nga kjo deklaratë nuk bëhen të ditur emrat konkretë të personazheve për të cilët ka dëgjuar Labinot Haxhiu, ndaj mbetet të shihet se cilët prej tyre do të jenë pjesë e shtëpisë.
Me afrimin e edicionit të pestë, pritet që interesi i publikut të rritet edhe më shumë, ndërsa fansat do të jenë në pritje të informacioneve të reja për banorët që do të garojnë në këtë format.
Se cilët personazhe do të hyjnë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 dhe çfarë surprizash do të sjellë sezoni i ri, mbetet të zbulohet në vazhdim./ORAinfo/
