Pochettino i jep fund çdo spekulimi, këtë skuadër do ta drejtojë

09:17 | 27 Nëntor 2021

Ai nuk do të largohet nga PSG.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka nënvizuar angazhimin e tij ndaj punëdhënësve të tij aktual, pavarësisht se është i lidhur me vendin e lirë të punës në Manchester United.

Argjentinasi është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer, i cili u hoq nga posti i tij pas humbjes 4-1 të së shtunës nga Watford,përcjell ORAinfo.

Por ai këmbëngul se nuk do të tërhiqet nga spekulimet për të ardhmen e tij pas pak më shumë se një viti në detyrë në Parc des Princes./ORAinfo/

Komento: