Pochettino i thotë “JO” gjigantit të madh

14:36 | 25 Dhjetor 2019

Pochettino, duket se nuk e preferon kampionatin spanjoll.

Ish-trajneri i Espanyol dhe së fundmi i Tottenhamit, i shkarkuar rreth 40 ditë më parë, ka marrë një ofertë nga Real Betis.

Por, Pochettino duke parë edhe pozicionin aspak komod që kanë Fekir me shokë në renditje, ka refuzuar stolin e skuadrës andaluziane, e cila është në kërkim të një trajneri me peshë për të zëvendësuar Rubin, i cili është shumë pranë shkarkimit.

Nëse Betis në javët e ardhshme merr rezultate pozitive, ndoshta Pochettino ndryshon mendje, edhe pse gjasat janë që argjentinasi të pushojë deri në verë, për të marrë drejtimin e një skuadre të madhe para fillimit të sezonit të ri.

Komento: