
Mauricio Pochettino, është i gatshëm të zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaer si Mancheester United në fund të sezonit, por dëshiron kontrollin e transferimeve.
Ish-menaxheri i Tottenham Hotspur ka qenë i admiruar për një kohë të gjatë nga bordi i United dhe mendohej se ishte zgjedhja e tyre e parë pas ndarjes së rrugëve me Jose Mourinho në mesin e sezonit të kaluar,përcjell ORAinfo.

Solskjaer fitoi besimin pasi bëri përshtypje si menaxher i përkohshëm, por nuk ka arritur të mbajë në formë United dhe hierarkia e klubit po shqyrton opsionet e tyre tjera./ORAinfo/