Pochettino-Man Utd, ky është lajmi i fundit

22:38 | 21 Nëntor 2021

Mauricio Pochettino, është një kandidat kryesor për të qenë trajneri i ri i Manchester United dhe trajneri i Paris Saint-Germain do të ishte i hapur për lëvizje, zbulon Goal.

United njoftoi të dielën se Ole Gunnar Solskjaer ishte shkarkuar pas një varg rezultatesh zhgënjyese dhe se Michael Carrick do të merrte drejtimin e ekipit në baza të përkohshme, përcjell ORAinfo.

Klubi më pas pritet të punësojë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit përpara se të emërojë një menaxher për një afat të gjatë verën e ardhshme, i cili mund t’i çojë ata përpara.

United kanë qenë admirues afatgjatë të Pochettino dhe kanë menduar ta sjellin ish-trajnerin e Tottenhamit në Old Trafford në vitin 2019 në verë, pasi Jose Mourinho u shkarkua. Sidoqoftë, vrapimi mbresëlënës i Solskjaer-it i dha atij vendin e punës në baza të përhershme./ORAinfo/

Komento: