Pochettino në Real Madrid?

12:13 | 22 Dhjetor 2019

Real Madrid janë duke menduar për trajnerin e ardhshëm të skuadrës.

Mauricio Pochettino, i cili tash e pak javë ka ndarë rrugët me skuadrën e Tottenham Hotspur, është njëri nga trajnerët që pëlqehet nga Real Madrid.

Raportime të ‘The Transfer Ëindoë’ bëjnë të ditur se Pochettinos i është ofruar shansi që të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid, transmeton lajmi.

Skuadra nga Madridi po tentojnë të afrojnë Pochettinon si zëvendësim të Zinedine Zidane, gjatë verës së ardhshme.

‘Los Blancos’ do t’i ofrojnë argjentinasit rreth 2.5 milionë vetëm për nënshkrimin e marrëveshjes.

Mbetet të shihet se si do të vijojnë ngjarjet, me Zidane që tashmë ka arritur të kthejë skuadrën në balancë, duke dominuar edhe Barcelonën në ‘El Clasico’, përkundër barazimit.

Komento: