Podujevë: Vdes një person rasti nën hetime

20:11 | 26 Mars 2023

Vdes një person në Dumnicë të Podujevës, policia po e heton rastin.

Një person ka mbetur i vdekur në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

“Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Komento: