Pogba -Manchester Unitedi, ky është lajmi i fundit

14:49 | 21 Dhjetor 2019

Pogba mbetet te Manchester Unitedi.

Mesfushori francez, Paul Pogba, nuk do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka insistuar agjenti i tij, Mino Raiola, të premten për mediumet e huaja.

Raiola ka thënë se Pogba do të mbetet te Manchesteri të paktën deri në fund të këtij edicioni dhe me padurim po e pret kthimin në fushë pas lëndimit që po e mban jashtë ekipit prej muajit shtator.

“Pogba është i lumtur dhe nuk do të largohet nga Manchesteri, pasi dëshiron të fitojë trofe me këtë ekip”, ka thënë Raiola, transmeton Koha Ditore. Pogba këtë edicion ka vetëm gjashtë ndeshje, kurse kohët e fundit po spekulohet për një transferim të tij të mundshëm te Real Madridi apo Juventusi.

26-vjeçari ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2021, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Komento: