Pogba përfundimisht në këtë skuadër

14:20 | 20 Dhjetor 2019

Ole Gunnar Solskjaer thotë se Pogba do të qëndrojë në Manchester United.

Trajneri insiston se Paul Pogba nuk do të shitet në afatin kalimtar të janarit, por nuk është më i sigurt nëse transferimi më i shtrenjtë i tyre do të luajë përsëri këtë sezon.

Pogba vazhdon të jetë pjesë e spekulimeve për një largim nga Manchester United, edhe pse pa dy muaj që nuk luan shkaku i lëndimit.

“Ai nuk do të shitet në janar”, është përgjigjur Solskjaer në pyetjen për të ardhmen e francezit, përcjell lajmi.

“Ai po stërvitet, por nuk është stërvitur me ne për një kohë të gjatë”.

“Pogba është një lojtar fantastik, një personalitet karizmatik dhe ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”.

Komento: