Pogba po e mendon largimin, Man Utd ka një plan tjetër për të!

12:50 | 08 Shtator 2019

Paul Pogba ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj të jetë edhe për një kohë lojtar i Manchester United.

Ai ka qenë shumë i përfolur për transferim të gjiganti spanjoll, Real Madid gjë qe e ka pranuar edhe vet lojtari francez.

Sidoqoftë, L’Equipe raporton se Manchester United është duke bërë përpjekje që ta bindë Pogban të vazhdojë të qëndrojë në ‘Old Traford’, duke i ofruar kontratë të re, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi, përfaqësuesit e klubit me seli në Manchester do të takohen me agjentin e Pogba, Mino Raiola, në ditët në vijim për të diskutuar mbi mundësinë e zgjatjes së kontratës së lojtarit.

Mbetet të shihet nëse Pogba do të pajtohet që të vazhdojë kontratën me Manchester United. /ORAinfo/

Komento: