“Polaku” i Llapit tregon pse e bëri shtatoren e Albin Kurtit

18:33 | 14 Shkurt 2024

Në fshatin Peran të Podujevës sot me një ceremoni lokale është zbuluar shtatorja e kryeministrit Albin Kurti.

Sahabedin Uka i njohur ndryshe edhe si “Polaku” që ka paguar për shtatoren, ka thënë se një gjë të tillë e ka bërë për shkak të veprimeve që Kurti po i bën në Veri të vendit.

Uka thotë se vetëm Veriu tashmë ka mbetur pa rregulluar dhe sipas tij Kurti po bën punë shumë të mirë në atë pjesë të vendit.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoni kanë treguar përkrahjen për Kurtin dhe Vetëvendosjen, e dikush s’ka nguruar as që të shpreh mllef ndaj amerikanëve e evropianëve.

Ndiqni atmosferën e sotme në Llap:

Komento: