Policët shqiptarë në Amerikë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjen e heroit, Afrim Bunjaku

08:31 | 20 Tetor 2023
policet-shqiptare-ne-amerike-dhurojne-60-mije-dollare-per-familjen-e-heroit,-afrim-bunjaku

Shoqata e Policëve Shqiptarë në ShBA ka dhuruar 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku.

Çekun me këto te holla e ka pranuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, nga themeluesi i Shoqatës Amerikano-Shqiptare e Zbatimit te Ligjit ne SHBA, Elton Shametaj.

Ata në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorëzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

E tërë fushata e mbledhjes së mjeteve është realizuar përmes GoFundMe.

Rreshteri Afrim Bunjaku, ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit derisa ishte në detyrë.

Komento: