Policia apelon për respektimin e rregullave në trafik: “Mos shpejto, mbroje jetën tënde dhe të tjerët” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Policia apelon për respektimin e rregullave në trafik: “Mos shpejto, mbroje jetën tënde dhe të tjerët”

15:53 | 29 Qershor 2022

“Mos shpejto, mbroje jetën tënde dhe të tjerët”, policia apelon për respektimin e rregullave në trafik.

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat në trafik, në mënyrë që të jenë të sigurtë në rrugë.

Policia kërkon nga qytetarët të respektojnë kufizimin e shpejtësisë, të mos përdorin telefonat gjatë ngasjes, por të përdorin rripin e sigurisë dhe të kenë kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të pambrojtur të rrugës.

Po ashtu, thuhet se pasojat janë fatale kur tejkalohet shpejtësia e lejuar.

“Mbi 50 për qind e aksidenteve me pasoja fatale ndodhin si shkak i mosrespektimit të shpejtësisë së kufizuar”, thuhet tutje në apelin e policisë.

Komento: