Policia arreston Encan, kjo është arsyeja

09:40 | 12 Shtator 2023

Arrestohet Enca, kjo është arsyeja.

Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se në polici është shoqëruar edhe i dashuri i saj, pasi ka qenë në banesë me këngëtaren.

Pak pas arrestimit për kultivim kanabisi nga Policia e Tiranës, këngëtarja Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin artistik Enca, 27 vjeç, ka dhënë dëshminë e saj pranë forcave policore. Ajo ka pranuar se është përdoruese e hashashit dhe e konsumon për përdorim vetjak.

Arrestimi i këngëtares 27-vjeçare është bërë mëngjesin e sotëm në kuadër të operacionit të koduar ‘Balcony’, ndërsa policia ka shoqëruar edhe të dashurin e saj.

Në oborrin e banesës së këngëtares, Policia e Tiranës ka gjetur disa vazo me kanabis të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale./ dosja al

Komento: