Policia del me detaje për plagosjen në Gadish të Gjilanit

09:13 | 25 Dhjetor 2023
policia-del-me-detaje-per-plagosjen-ne-gadish-te-gjilanit

Një plagosje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gadish të Gjilanit.

Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona, njëri nga ta i mitur.

Ata dyshohet se fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës.

Gadish, Gjilan 24.12.2023-12:40 Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovar (njëri nga ta i mitur) pasi të njëjtit fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës. Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: