
Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Bajgorë të Mitrovicës.
Atje një punëtor ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas aksidentimit me traktor.
Siç ka dhënë detaje policia, traktori është rrokullisur dhe e ka zënë viktimën.
Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve.