Policia e Gjakovës gjen dëshmi se një person që u vetplagos, gënjeu për rastin

09:05 | 17 Janar 2024
policia-e-gjakoves-gjen-deshmi-se-nje-person-qe-u-vetplagos,-genjeu-per-rastin

Policia e Kosovës thotë se një person është vetplagosur dje në Malishevë, por rastin dhe vendin ku ndodhi e kishte raportuar ndryshe.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njoftoi se kanë arritur të sigurojnë dëshmi që ai ishte vetplagosur në Malishevë, dhe jo në rajonin e Pejës, siç kishte raportuar.

Me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rast për hetim për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

“Me datën 15.01.2024 rreth orës 22:30 është pranuar informatë se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marr trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri. Fillimisht rasti ishte raportuar të ketë ndodhur në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Pejë, mirëpo pas veprimeve fillestare hetimore, të ndërmarra në koordinim me prokurorin e shtetit, është arritur që të sigurohen dëshmi të cilat kanë rezultuar me gjetjen e saktë të vendit të ngjarjes, i cili ishte në komunën e Malishevë, e jo ashtu siç ishte raportuar”, njoftoi Policia.

“Menjëherë, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Malishevë, ka filluar me veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit të raportuar, dhe me ditën 16.01.2023 pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri (pistoletë), e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, dhe një gëzhojë. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe hetimeve të zhvilluara, dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: